RajoniTop Lajme

​Takimi Haradinaj-Merkel; Haradinaj nuk duhet të lëshojë pe për taksën

Shpërndaje

Takimi i sotëm i kryeministrit Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane Angela Merkel ku pritet të diskutohet për tarifën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe korrigjim të kufijve, ka ngjallë vëmendje të madhe.

E Haradinaj në këtë takim, pritet që të mbajë pikërisht këtë qëndrim për të cilin nuk u zmbraps asnjëherë, edhe përkundër presionit ndërkombëtar për pezullim të taksës.

Kjo çështje i gjen me mendime të ndryshme analistët politik në Kosovë, të cilët shprehin mendimet e tyre nëse  kryeministri duhet t’i qëndroj prapa qëndrimit të tij për mospezullim të taksës, apo të heq dorë nga ajo.

Takimi i sotëm ka marrë vëmendje të madhe sidomos për faktin se është Gjermania është shteti i vetëm që ka mbajtur anën e kryeministrit Haradinaj.

Kështu, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se për Kosovën është e rëndësishme që të marrë garanci të fortë nga Gjermania se nuk do të ketë korrigjim të kufijve.

Ai beson se në këtë mënyrë do të rikonfirmohet edhe njëherë mbështetja e shtetit gjerman për liberalizimin e vizave.

Duke mbrojtur qëndrimin e tij për tarifën ndaj mallrave serbe, Mushkolaj thotë se Haradinaj duhet të fokusohet në prezantimin e situatës aktuale në vend, në mënyrë që të bëhet e qartë njëherë e mirë se nuk është Kosova ajo që duhet t’i vihen kushte nga ndërkombëtarët.

Ndryshe nga Mushkolaj mendon Rasim Alija njohës i çështjeve aktuale në Kosovë.

Ai vlerëson se taksa 100 përqind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, është një prej vendimeve populiste.

Por sipas Aliajt  kryeministri Haradinaj, detyrohet të mbrojë qëndrimin e tij pasi ndryshe ka rrezik që të bie Qeveria dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Sipas tij, Kosova nuk ka pasur benifite nga taksa 100 përqind që është vendosur ndaj shtetit serb duke thënë se nuk ka përfituar as përfitime ekonomike.

Ai thotë se edhe ky takim është vetëm një prej takimeve në vazhdën e takimeve që prej ardhjes së delegacionit amerikan në Kosovë. Teksa shton se në Kosovë po mbretëron një çakordim total i politikës së jashtme.

Për të është shqetësuese se si pala kosovare, në mungesë uniteti, ka arritur të ndajë edhe miqtë ndërkombëtar në dy taborë.

Në fillim kryeministri Haradinaj u la i vetëm në qëndrimin e tij për mospezullimin e taksës, tash së fundmi është presidenti Hashim Thaçi ai që ka ndryshuar mendje dhe që publikisht po mban anën e Haradinajt, duke thënë se “pezullimi i taksës mund të jetë i dëmshëm”. /KP/