Në shtator zgjedhje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut?!

Shpërndaje

Analisti i njohur Sasho Ordanovski ka paralajmëruar se në shtator nuk përjashtohen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi që vendi nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në. Ai në analizën e tij ka vlerësuar paralajmërimin e bërë dje nga kryeministri Zoran Zaev, i cili sinjalizoi se nuk mund të përballojë presionet e brendshme dhe se do të bie qeveria aktuale, duke mos arritur të bëj edhe rikonstruimin. Sipas Ordanovskit, Zaev po paguan një çmim të madh deri tani duke pasur parasysh edhe koalicionin me BDI-në, ndikimet e ndryshme të brendshme në vetë LSDM-në, si dhe fshesa e paralajmëruar që me vështirësi po shkon. Për më tepër lexojeni Analizën.