Zaev: Përgjimet e “El Chekës” nuk kanë dalë nga LSDM-ja

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev siguroi që përgjimet e publikuara në rrjetet sociale nga “El Cheka” nuk janë marrë nga LSDM-ja. Zaev tha se të gjitha përgjimet që kanë qenë në dispozicion të LSDM-së janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike.

“Gjithsesi se mund të garantoj. “Bombat” komplet, të gjitha, të ju rikujtoj shumica kanë qenë për opozitën, shoqërinë civile, biznesmenët, bashkësitë fetare dhe për pushtetin e atëhershëm. Të gjitha 100% janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale”, deklaroi Zaev.

Sot, përpos kryeministrit Zaev edhe nga PSP-ja deklaruan se përgjimet e publikuara nga “El Cheka” nuk janë marrë nga Prokuroria Publike, dhe se ky institucionit i ruan materialet e përgjimeve nën masa të rrepta sigurie.