Maqedoni

Qeveria promovon koncept për një shoqëri, por nuk respekton gjuhën shqipe (Dokument)

Shpërndaje

Qeveria e RMV më saktësisht sekretariati gjeneral nesër pritet që në qytetin e Kumanovës të mbajë debat publik me temë ‘Strategjia nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm në RMV’.

Në këtë debat pritet të ftuar të jenë Zorica Apostolovska minister pa resor për investime të huaja, Petar Atanasov zv.ministër i arsimit dhe shkencës si dhe shumë të ftuar.

Mirëpo edhe pse po tentojnë që të kultivojnë konceptin për një shoqëri, qeveria nuk respekton gjuhën shqipe si gjuhë e etnitetit të dytë më të madh në vend.