Nijazi Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Mon*stra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”
Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e publikuara nuk cenojnë privatësinë pasi bëhet fjalë për bisedë mes funksionarëve. Muhamedi madje thotë se edhe vlerësimi i Komisionit të Venecias për “bombat” e atëhershme të LSDM-së ka qenë se duhet të lejohet publikimi i materialeve të tilla që janë në interes publik.
Dobia e këtyre publikimeve do të jetë se pala tjetër që i ka pasur bombat, përkatësisht Zoran Zaev më parë i fshehu për palën shqiptare. Por, tani janë me rëndësi se për proceset gjyqësore që zhvillohen qoftë për rastin Monstra, Lagjen e Trimave, Harun Aliut dhe të tjera do të jepen qartësime plotësuese për organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorinë dhe vetë gjykatën”, ka thënë për Alsat, Nijazi Muhamedi.