Taravari takon Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorin David Geer

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët u.d., Arben Taravari ka takuar sot Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorin David Geer, për të diskutuar për raportin e progresit, sfidat dhe reformat që e presin vendin në procesin integrues, si dhe zhvillimet politike në vend.

Ambasadori Geer ka falenderuar Aleancën për Shqiptarët që çdo herë ka qenë përkrahëse e proceseve evropiane.

Kreu i ASH-së, Dr Taravari përgëzoi Ambasadorin Geer për rolin e institucioneve të BE-së në gjetjen e një zgjidhjeje për të hequr bllokadën bullgare dhe mundësuar dhënien e dritës së gjelbër për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për ndryshimet kushtetuese që do të mundësojnë hapjen e negociatave, Dr Taravari theksoi se procesi i skriningut duhet të përdoret nga BE-ja për të shtyrë reforma të mirëfillta në shtetin e së drejtës dhe luftimin të korrupsionit në vend.

Dr Taravari konfirmoi gjithashtu përkushtimin e Aleancës për Shqiptarët për të kontribuar edhe më tutje në mënyrë proaktive në çbllokimin e procesit integrues.