Maqedoni

Komuna e Kumanovës përdhos gjuhën shqipe, a ka përkthyes dhe nëpunës shqiptarë (Foto)

Shpërndaje

Komuna e Kumanovës ka nisur një fushatë promovimi me materiale reklamuese me rastin e 500 vjetorit të saj. Por mbishkrimet në gjuhën shqipe janë bastarduese sepse përdhosin gjuhën shqipe. Në sloganin në maqedonisht ku shkruhet: “500 години Куманово” në shqip është përshkrimi bastardus “500 vita Kumanova”, përcjellë INA.

Banorët kanë reaguar ndaj këtij mbishkrimi duke pyetur se a ka përkthyes apo nëpunës shqiptarë kjo komunë dhe kush duhet të mbajë llogari.