Showbiz

A mund të ndihet keq i dashuri i Kiara Titos nëse lexon lajmet për lidhjen e saj me Butrintin? Përgjigjet vetë moderatorja

Shpërndaje

tëherë kur menduam se më në fund pranuan gjithçka, ja ku vjen e papritura.

Kiara Tito ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Moderatorja e njohur ka sqaruar njëherë e mirë se ajo dhe Butrinti nuk janë në një lidhje. Mes tyre ata janë vetëm miq të mirë, të paktën kështu është shprehur Kiara. Por pavarësisht deklaratave të saj mediat shkruajnë dhe dy moderatoret e kanë pyetur nëse këto lajme kanë ndikuar në jetën e saj personale.

“E them me sinqeritetin më të madh, nuk ka asgjë mes ne të dyve. Nuk= e di përse është keqkuptuar që prej kohës së “Select”-it nisi si thashethem dhe u vazhdua për vite me rradhë. Por unë e kam me të vërtetë mik të mirë. Nuk mund ta them që më pëlqen kjo gjë “je apo s’je” se ka momente që bëhet e bezdishme. Por do thuash ti vetë e ke fajin.

Në jetën time private nuk më ka prishur punë. Puna është punë, lajmet janë lajme jeta personale mbetet personale dhe kurrë nuk do doja ta ndaja me publikun. Sepse vjen një pikë që gjërat dalin keq. Kush të do normalisht do të ndihej keq, do bëhej xheloz. Por duke qenë se të njeh mirë dhe të ka aty përditë nuk besoj se kjo gjë ndikonte, lajmet. Mund të dali dhe dikush në kafe që mund të thotë: Unë kam qenë i lidhur me Kiarën ndërkohë nuk ka asgjë të vërtetë nga ato.”,- u shpreh Kiara.

Pra e kuptuam mirë? Kiara ka një të dashur, që nuk është Butrint Imeri, dhe ai nuk bëhet xheloz sepse i kupton që këto janë thjesht lajme portalesh? Fiks kështu!/Blitz.al/