Ambasadori Lu ‘arreston’ Berishën te “Portokalli” (Foto)

Shpërndaje

Donald Lu do të jetë i ftuar në spektaklin humorit “Portokalli” në Top Channel që do të transmetohet mbrëmjen e së dielës. Aktori Rezart Veleshnja ka publikuar një foto me ambasadorin në rrjete sociale ku të dy shfaqen në backstage dhe aktori është në rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Foto e publikuar ka plot kuptime. Fotoja e shkrepur është mjaft ‘pikante’ pasi Berisha në rol i ka nxjerrë duart para ambasadorit gati për t’i prangosur, një situatë që siç duket dhe në foto është marrë me mjaft humor nga ambasadori Lu.