Meta bën shqiponjën dhe firmos shtyrjen e zgjedhjeve para gazetarëve
Presidenti Ilir Meta, pasi dha argumentet ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve, i bëri thirrje aktorëve politikë dhe ndërkombëtarëve për dialog. Ai e quajti shtyrjen e zgjedhjeve si një akt historik, ndërsa vendimin e firmosi para gazetarëve dhe kamerave. Në fund, kreu i shtetit bëri shqiponjën.
“Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë. Jam i bindur për domosdoshmërin e këtij akti historik, prandaj po e nënshkruaj këtë përpara jush”, tha Meta.