PS vendos: Shkarkojmë Presidentin Meta
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se kryesia ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, duke filluar nga seanca e së enjtes.
“ Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk eksiton në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike
Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Spiropali.
Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste është diskutuar në lidhje me akordimin e fondit për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë. Zonja Spiropali tha se qeveria ka akorduar një fond prej 70 milionë lekësh të vjetra, për rindërtimin e banesave dhe se biznesit i është bërë thirrje që t’i bashkohen fushatës së solidaritetit./Top Channel