Grushta mes dy këshilltarëve shqiptar në Ohër
Reagim nga Lëvizja BESA
Në mënyrë mjaft të turpshme dhe tepër të ulët, është sulmuar Këshilltari i Lëvizjes BESA, në Komunën e Ohrit, Xhemal Mena nga Këshilltari i BDI-së. Lëvizja BESA dë.non ashpër sul.min fizik ndaj Këshilltarit tonë, i cili po luf.ton dhe mbron të drejtat e shqiptarëve të Ohrit dhe u sul.mua pikërisht gjatë seancës të Këshillit Komunal në Ohër.
Rasti në fjalë është paraqitur në polici dhe me këtë rast do njoftohen gjitha ambasadat e huaja dhe presim që kjo paturpësi të merr epilogun e duhur. Gjithashtu, Lëvizja BESA, u bën thirrje gjithë organeve kompetente të marrin seriozisht sul.min ndaj një zyrtari partiak dhe përfaqësues i qytetarëve te Ohrit.
Frika dhe paniku në BDI shihen qartë se veprimee e tyre kriminogjen po i afrohet fundi. Sot pas arr.estimit të sekretarit shtetëror nga radhët e BDI si dhe publikimi i bombave për krerët e kësaj partie, ditëve të fundit, ua ka humbur orientimin, duke e parë sesa i kri.minalizuar dhe i korruptuar është ky subjekt politik.
Lëvizja Besa nuk do heshtë ndaj akteve të dhu.nës që mund të ushtrojnë “banditët” lokal të BDI-së. I bëjmë apel edhe partive tjera politike që të dën.ojnë dhu.nën që ushtron BDI dhe gjithë bashkërisht të izolojmë dhe dërgojmë në histori këtë strukturë dhu.nuesish të korruptuar dhe të kri.minalizuar që po mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve.