Gruevski shëtit si ‘boss’, kapet nga kamerat në një “Biznes Ahengu” në Budapest (Foto)

Shpërndaje

Ish-Kryeministri azilant, Nikolla Gruevski u kap nga gazetari i cili nuk arriti të nxjerr asnjë përgjigje, ditën e njëjtë Gruevski menjëherë është kapur nga kamerat në një jahtë në Danub.

Gazetari Balezh Ceko në llogarinë e tij në Twitter ka publikuar fotografi nga Gruevski i cili ishte prezent në një aheng.

Sipas redaksisë së portalit 444.hu, Gruevski ka qenë i pranishëm në një ngjarje lidhur me biznesin i quajtur “Biznes Ahengu, Budapest”.

Ai paraprakisht ishte takuar me ndihmës sekretarin shtetëror të MPJ-së hungareze, Jshtvan Jo., në një banesë në pronësi të dy shtetasve kinez.

Nga MPJ-ja e Hungarisë i janë përgjigjur portalit për takimin duke theksuar se nuk është asgjë e jashtëzakonshme që një i punësuar i MPJ-së të mbajë kontakte me një ish-kryeministër me karrierë të gjatë politike.