Daçiq përmend fotografinë e Brovinës në KS të OKB-së

Shpërndaje

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, nuk ka lënë pa përmendur fotografinë e prezantuar nga deputetja Flora Brovina kohë më parë në Kuvendin e Kosovës, e cila më vonë doli të jetë e rreme.

Ai ka thënë se fotografia ishte e bërë diku në Irak, dhe se me këtë janë ofenduar familjet e viktimave të dhunës.

“Serbia dënon çdo vepër të dhunës seksuale në çdo konflikt, por manipulimi me shifrat dëmton procesin e pajtimit, pasi pala shqiptare flitet për 20 mijë shqiptarë të përdhunuar”, u shpreh ai, duke shtuar se numri është shumë më i ulët sipas shifrave të OKB-së.

Daçiq gjatë fjalimit në seancën e KS të OKB-së mbi raportin e rregullt tremujor të UNMIK-ut për punën e këtij misioni në Kosovë, ka akuzuar serish Prishtinën zyrtare për mos implementim të marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë formimin e asociacionit të komunave serbe, ndërsa aksionin e policisë në veri kundër krimit të organizuar, e ka quajtur ‘akt të papranueshëm me qëllim të frikësimit të serbëve në Kosovë’.