Haradinaj për vizat: Ne e dimë se vendimi do të jetë pozitiv, po punojmë në këtë drejtim
Kryeministri Ramush Haradinaj thotë që e di se vendimi për vizat do të jetë pozitiv, dhe tregon se janë dukë punuar në këtë drejtim.
“Është mirë që të bëjmë një dallim për çdo natyrë të dalurave nga Këshilli i Ministrave. Këto që kanë dalë sot janë disa konkluzione të Këshillit për temat të ndryshme, nuk janë vendime, por vetëm konkluzione”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.
“Gjendja është korrekte ashtu siç kemi pritur. Aktualisht thuhet se propozimi është në konsideratë nga Këshilli. Që të mirret vendimi duhet me hy në agjendë”.
“Jemi në proces, në atë proces që e kemi pritur. Nuk po themi se është kryer, kemi akoma puna. Në konkluzione kemi hyrë, duhet të hyjmë edhe në agjendë. Ne e dimë se vendimi do të jetë pozitiv dhe po punojmë për këtë”.
“Nuk ka qenë lehtë me hy në këto konkluzione. Ka qenë bukur punë, dhe ka ndihmuar sidomos Berlini – unë e shoh këtë si hap pozitiv”.