Libri i cili shkruan se Adem Jashari nuk u lind më 28 nëntor

Shpërndaje

Një postim i Nexhmedin Spahiut se, sipas tij, Adem Jashari ka lindur më 10 tetor 1955, e jo me 28 nëntor, ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale.

Pyetjes së Nexhmedin Spahiut se kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit, iu ka përgjigjur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që është nip i komandantit legjendar.

Për ta demantuar Nexhmedin Spahiun, Bekim Jashari ka përdorur një çertifikatë të vdekjes së Adem Jasharit, e cila mbanë datën e lëshimit 13 dhjetor 2005, e ku ceket se i ndjeri ka lindur më 28 nëntor 1955.

Gazeta online Veriu.info ka siguruar foto dokumentin, të cilit i referohet Nexhmendin Spahiu, e ku thuhet se Adem Jashari ka lindur më 10 tetor 1955.

Në këtë libër të shkruar nga profesori Fazli Hajrizi, në lidhje me statistikat e Shkollës Teknike të Mitrovicës, thuhet se Adem Jashari është regjistruar në vitin shkollor 1972/73 dhe se ai ka lindur më 10 tetor 1955.