Turqia i dhuron FSK-së autoblindën në vlerë afër gjysmë milionë dollarë
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se FSK ka përfituar donacion të Autoblindës “Cobra”.
Pranimi i donacionit të autoblindës së ndihmës së parë Cobra 4×4 u bë në Kazermën “Adem Jashari”.
Sipas Ministrisë, kjo autoblindë se bashku me të gjitha pajisjet rezervë, kap vlerën e 462 mijë e 457 dollarëve.
Këtë donacion e ka bërë Republika e Turqisë për FSK-në.