Maqedoni

Ja sa vite bu*rg kërkon Prokuroria e Kërçovës për El Chekën!

Shpërndaje

Prokuroria themelore në Kërçovë ka ngritur Propozim për padi kundër El Chekës. Në propozim thuhet se padia ngritët pasi që ai në mënyrë të vazhdueshme ka kryer veprën penale – Përgjim dhe incizim ilegal tonik sipas nenit 151 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal.

“I pandehuri në fund të muajit maj të këtij viti, nga profile në një rrjet social, duke u prezantuar si ‘El Cheka’ ka publikuar material të incizuar tonikisht me biseda të më shumë personave. Në këtë mënyrë, i pandehuri u ka mundësuar shfrytëzuesve të rrjetit social dhe personave tjerë të njihen me bisedat e incizuara tonike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Gazeta Lajm.

Me këtë rast, prokuroria maqedonase rikujton që çdo publikim i bisedave të përgjuara në mënyrë ilegale paraqet vepër penale për të cilën parashihet dën*im nga 1 deri 5 vite bu*rg.

“Këto dukuri Prokuroria publike po i përcjell me kujdes dhe do të veprojë në pajtim me kompetencat e veta”, thuhet në njoftimin e prokurorisë dërguar vetëm në gjuhën maqedonase.