MaqedoniTop Lajme

Zaev tërhiqet nga posti i ministrit të ri të Financave

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev tha se pasi që ka konflikt interesash mes pozitës së tij si kryeministër sipas Antikorrupsionit dhe opozitës, do e tërheq propozimin për vetëemërim në Financa. Zaev thotë se Kushtetuta dhe ligji ia lejon një kryeministri ta udhëheq ministrinë e financave por do e dëgjojë kritikën publike. “Ju njoftoj se e tërheq kandidimin për ministër edhe pse ligji dhe Kushtetuta ma lejon. Tërhiqem pasi pati reagime nga opozita dhe Antikorrupsioni. Paralajmëroj se do të udhëheq me ministrinë derisa të emërohet ministër i ri”, tha Zaev.