Maqedoni

Ja çka thotë Zaev për rastin e Almirit dhe aksionin policor në Luboten

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se personalisht ai nuk ka qenë i kënaqur nga vendimi I gjykatës për të dënuar me gjashtë vite burg vrasësin e Almir Aliut.
“Duhet publikisht të shprehi hidhërimin në drejtësinë selektive në rastin e vdekjes së Sazdovskit dhe Almitit. Absolutisht është e qartë se këtu duhet të barazohet drejtësia. Është e radhës që këtë unë ta them në foltore se sistemi gjyqësor i dinë detaje, argumentet dhe provat, por ndjenja e hidhërimit mbetet tek të gjithë ngase nuk ka drejtësi të barabartë. Njëra palë, siç kam parë në media, është shtatë vite, tjetra 18 ose 19”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

*****
Kryeministri Zoran Zaev, në seancën e sotme parlamentare duke iu përgjigjur deputetit Ilija Dimovski, tha se veprimi i policisë financiare dhe i Drejtorisë Doganore në fshatin Luboten të Shkupit nuk ka kontekst etnik dhe nuk është synuar kundër shqiptarëve. “Bëhet për rreth 13.6 ton kontrabandë me duhan. Ai nuk është prodhuar në Ljuboten. Dhe kjo nuk është veprimi i vetëm deri më sot për kontrabandën ilegale. Kryetari i Novo Sellës, i cili ishte nga radhët tona, u arrestua për kontrabandën e produkteve të duhanit. Dhe ai kaloi gjashtë muaj burg për këtë. Mund të jetë pak, por në kohën tuaj janë marrë vetëm ndëshkime me kusht”, tha Zaev nga foltorja e Kuvendit. Bëhet fjalë për rastin e kryetarit të komunës së Novo Sellës, Boro Stojçevski, i cili më pas dha dorëheqjen dhe u zhvilluan zgjedhje të reja lokale në të njëjtën komunë.