Rajoni

Lëkundje tërmeti në qarkun e Korçës

Shpërndaje

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Korçës. Tërmeti ka qenë me magnitutë 3.9 dhe me epiqendër në Devoll, në afërsi të kufirit me Greqinë.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz të lënduar. Në 1 qershor, qarku i Korçës u godit nga një seri tërmetesh që dëmtoi shumë banesa dhe disa persona mbetën të plagosur./Top Channel