Si u manipulua me videon e Lulzim Bashës
Rreth një orë më parë online qarkulloi një video e kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Bashës me bashkëshorten teksa ecnin në plazh, e cila u shpërnda nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla ironizonte duke shkruar: “Ja pse Basha nuk e donte 30 qershorin”.
Por nga Partia Demokratike reaguan menjëherë duke thënë se Basha ndodhet ne selinë blu, e sikundër duket në këtë foto, në shoqërinë e Besnik Mustafajt dhe kreut të PR-së, Fatmir Mediu. PD informon se Basha ndodhet në seli që prej mëngjesit të sotëm dhe vijon të qëndrojë aty.