Showbiz

Maturantja më e bukur e Shqipërisë, malësorja nga familja me 14 burra të pushkatuar (FOTO)

Shpërndaje

Xhoi Fusha është vajza e Arben Fushës, sipërmarrësi i njohur me shpirt të spikatur human, që po mahnit gjithë botën mediatike me pamjen e saj, e cilësuar si maturantja më e bukur e vendit për vitin 2019.

Ajo është stërmbesa e Bajraktarit të Shoshit, Lulash Gjeloshi, trungu i të cilit në vitet e komunizmit u persekutu në mënyrën më mizore të mundshme duke i vrarë e mas*akruar 14 burra të konakut.

Sot, me sa duket, ajo e nderon paraardhësin e derës së njohur të Shoshit, me zgjuarsinë dhe bukurinë e pamatë. Shumë e krahasojnë me modelen Bella Hadid, aktualisht modelja më e famshme në modelingun botëror. Por, tek kjo vajzë e bukur, nxënese e talentuar, ka diçka më thelbësore, që përbashkon bukurinë me virtytin.

Xhoi ka mbaruar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Preferon të jetë një ekonomiste e zonja, por dhe modelingun, ndaj falë kërkesave dhe ofertave në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar për modeling, ajo ende nuk e ka vendosur se cila do të jetë rruga e së ardhmes, por diçka është e sigurtë, preferon të shkollohet maksimalisht.

Familja e saj, siç shprehet i ati Arbeni, është familje me traditë të hershme, ku mbizotëron karakteri i fortë, zakoni i mirë i malësorit, dhe epja humane për të bërë mirë. Duke u futur në historinë e të parëve të saj, bajraktarit të famshëm të Shoshit, ndesh në historitë e një dere të madhe tipike e Malësive të Shqipërisë, ku dyert e mëdha e me prestigj nxirrnin prijësit më vital të krahinave.

Ndërkohë që pas 1944, mbi kullën e bajraktarit u lëshu me të gjithë arsenalin e vet propogandistik dhe ushtarak regjimi komunist, duke dënuar me 101 vite burra të shtëpisë dhe mas*akruar me pushkatim 14 meshkuj të shtëpisë pas një rezistence epike.

Duket se vajza e bukur, me shtat të lartë, karakter të fisëm e bukuri të rrallë, ka trashëguar anët më të mira të Derës së Madhe të Shoshit, e për këtë babai dhe familja e saj janë më të lumtur se kurrë.

Vlen të theksohet fakti se Arbeni, babai i pesë vajzave të bukura, është shumë i dhënë pas familjes, por duke mos harruar hallin e të tjerëve, jo pak herë është gjendur në vështirësi të njerëzve në nevojë, ku shënohet rasti i ofrimit të një shtëpie në Lezhë për gjashtë motrat jetime halli ekstrem i te cilave u bë problem mediatik para disa kohësh.