“Kaubojsi” sulmon Metën: Tallë leshin me shqiptaret që u ka vjedh floririn
Eduart Ndocaj ka ironizuar presidentin Ilir Meta, i cili dje shpërndau një video ku i këshillonte shqiptarët se në det është më mirë se në pishinë.
Ish-deputeti thotë se Meta pasi ka grabitur shqiptarët, po i vjedh batutat Nard Ndokës. Ndocaj shkruan më tej në një postim se kreu i Shtetit tallet me qytetarët, të cilët nuk kanë mundësi për të shkuar një ditë në plazh.
Presidenti LSI Ilir Meta tallet me qytetarët që skan mundësi me ba asnjë ditë plazh, po ky parazit i vetshpallur hero apo patriot falls nje maskara president, tallë leshin me shqiptaret që u ka vjedh floririn, banken e shqiperis bashk me Fullanin, pasurit komtare,kromin e bulqizes , bregdetin dhe shpresen per te jetuar ne shqipëri, tani i ka vjedh batutat edhe Nard Nokes. Meta tha se eshte me mire ne det se ne pishin uje.
Kujtomë se një ditë më parë presidenti Ilir Meta ka postuar një video në facebook ku është duke shijuar fundjavën dhe herë pas here ka treguar aktivitet e tij gjatë ditës me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Sot Meta ka publikaur një video të shkurtër teksa noton në det dhe shkruan se është më mirë se në pishinë.
“MOTTO OF THE DAY! Më mirë në det, se në pishinë!”, shkruan Presidenti. Por të njëjtën video ka postuar pak ditë më parë dhe Edi Rama.
Kjo video shihet si një sfidë e hapur e Metës për Ramën, pasi të dy kanë pasur një përplasje me njëri-tjetirn.
Po ashtu dhe përshkrimi shihet si një thumb i kreut të shtetit për Kryeministrin, pasi ky i fundit pak ditë më parë nuk shkoi në takim me Presidentin, por shkoi të nontonte në një pishinë pak metra larg godinës ku ishte ftuar për takim.