Rajoni

Hashim Thaçi: Komikët rus kanë tentuar të më mashtrojnë edhe mua (Video)

Shpërndaje

Pas skandalit të publikimit të bisedave telefonike midis kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe komikëve rus, sot Presidenti i Kosovës ka dhënë deklaratë për mediet lidhur me bisedat dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Ai në pyetjen e gazetarit nëse kishte komunikuar me “Poroshenkon”, Hashim Thaçi u përgjigj se mashtruesit rus kishin tentuar që të kontaktojnë edhe vetë atë, por siç theksoi ai duke iu falënderuar shërbimeve të qeverisë e kanë pikasur herët mashtrimin e tyre.

Hashim Thaçi theksoi se nuk mund të flasë pa patur kujdes maksimal, dhe se i njëjti nuk flet pa i njohur temat paraprakisht dhe pa u lidhur me autoritetin i cili dëshiron të kontaktojë. Ai mes tjerash falënderoi kabinetin e tij që e kanë kuptuar menjëherë lojën e dy komikëve rus, gjithashtu theksoi se komikët rus kishin tentuar diku para 8 muajve të kontaktojnë edhe vetë Presidentin Kosovës.

“Ta them të drejtën, mashtruesit kanë tentuar të lidhen edhe me zyrën time, por është fat që në Presidencë ka pasur kujdes maksimal dhe theksoj se kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua para shtatë muajsh ka dështuar”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi po ashtu tregoi se mbrëmë ka folur në telefon me Zoran Zaev dhe se kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ka sqaruar atij bisedën që ka pasur me mashtruesit rusë.

“Zaev ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e lanë thirrur në telefon janë gjëra të cilat nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe se në të njëjtën kohë ka potencuar qartë se nuk k asnjë fakt, asnjë evidencë, asnjë informacion zyrtar nga askush për atë që ka deklaruar, por të gjitha i ka të dëgjuara nga thashethemet lokale dhe ndërkombëtare. E në të njëjtën kohë në veçanti nga thashethemet e prezantuara dhe lajmet e rrejshme të gazetës ‘Sputnik’”, deklaroi Thaçi.