Policia e Kosovës largon barrikadat në Zubin Potok (FOTO)

Shpërndaje

Për të parandaluar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, serbët kishin vendosur barrikada në veri të vendit.

Bëhet fjalë për disa barrikada të vendosura në rrugë në Zubin Potok.

Në fotografitë e realizuara nga ekipi i KALLXO.com në veri të vendit, shihet se Policia e Kosovës i ka larguar barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë.

Policia e Kosovës në një aksion i cili ka filluar mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ka arrestuar disa persona nën dyshimin për krim të organizuar dhe kontrabandë.

Gjatë aksionit, deri më tani mësohet se 2 pjesëtarë të PK-së janë plagosur.