Maqedoni

Skandaloze në Maqedoninë e Veriut, kushëriri shet vajzën 15 vjeçare 1600 euro për ta martuar

Shpërndaje

Kundër një qytetari është ngritur aktpadi për veprën penale “tregti me fëmijë”, sepse ka blerë një vajzë 15 vjeçare për shumë prej 1.600 eurove, me qëllim që ta martojë. Që të jetë rasti më bizar, vajza 15 vjeçare është shitur nga një kushëri i saj që nuk ka 18 vite.

Blerësit i është caktuar masa e arr*estit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, kurse kushëririt të vajzës i është caktuar masa e kujdesit nga ana e gjykatësit për adoleshentë.

Rasti ka ndodhur në qytezën e Radovishit në prill të këtij viti. Personi që e ka blerë vajzën, e ka ditur moshën e saj, thonë nga Prokuroria, transmeton Gazeta Lajm.

“Adoleshenti e ka detyruar kushërirën e tij 15 vjeçare për martesë të dakorduar më herët, me mashtrim e ka marrë dhe e ka dërguar në vendin e caktuar. I dyshuari e ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorë dhu*në fizike, dhu*në psiqike dhe tentim për ab*uzim sek*sual e ka marrë me vete vajzën e cila ka bë rezistencë. Vik*tima e ka shfrytëzuar rastin dhe në moment të volitshëm ka ikur dhe është paraqitur tek prindit e saj”, informon Prokuroria.