Maqedoni

Mickoski: Kam komunikim me Ali Ahmetin

Shpërndaje

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intevistë për Tv Alsat ka deklaruar se nuk e përjashton mundësin për organizimin e protestave opozitare, duke theksuar se të njëjtat do të jenë të qeta dhe demokratike.

Ndërsa i pyetuar se cilat janë raportet e VMRO-DPMNE-së me partitë shqiptare, Mickoski ka pohuar se ka komunikim dhe se ai si liderë partiak takohet me liderët shqiptar.

“Kemi takime, bisedojmë. Shqetësimet janë të pranishme edhe në njërin edhe në tjetrin tabor. Kemi të njëjtin telash, ndërsa telashi e ka emrin Qevria aktuale e Republikës së Maqedonisë. Kuptohet që komunikojmë. Edhe me BDI-në kemi komunikim. Në kuadër të Parlamentit, grupet parlamentare komunikojnë. Unë kam komunikim edhe me zotin Ali Ahmeti”, ka thënë Mickoski midis tjerash në intervisë. (koha.mk)