Maqedoni

Ruskovska me detaje rreth parabu*rgimit të Jovanovskit dhe Milevskit, flet dhe për Janevën

Shpërndaje

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Kri*mit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovsa, tha se ekzistojnë dyshime që Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” ka tentuar të arratiset dhe për këtë arsye është arrestuar në kalimin kufitar “Bogorodica”.

Ajo tha se është caktuar masa e parabu*rgimit prej 30 ditëve për Jovanovskin dhe Milevskin, të cilët u arrestuan gjatë ditës së djeshme.

“Dëshmitari ka dorëzuar padi penale dhe është marrë në pyetje. Më pas është ftuar edhe një herë, që ta plotësojë padinë penale. Edhe persona tjerë janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve”, tha Ruskovska.

Ajo tha se Prokuroria ka siguruar incizime nga bisedat mes të dyshuarve dhe dëshmitarit.

Ruskovska konfirmoi se është marrë telefoni i prokurores speciale Katica Janeva, që siç tha, të shihet komunikimi i saj me të dyshuarin e parë “Boki 13”.

“Për momentin prokurorët nuk kanë pse të nxirren para gjykatësit. Procedura është e hapur që të shihet kush është i përfshirë në gjithë këtë rast”, tha Ruskovska.