Rajoni

Lulzim Basha: Në zgjedhje shkojmë vetëm pa Ramën kryeministër, duhet një qeveri tranzitore

Shpërndaje

Lulzim Basha thotë se nuk bën asnjë hap pas, teksa përsërit edhe kushtin e tij.

Basha shkruan se opozita shkon në zgjedhje vetëm pa Edi Ramën në krye të qeverisë.

“Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve,” shkruan Lulzim Basha në Twitter.