RajoniTop Lajme

Tarifa 700 lekë për çadrat në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Është limit për privatin, plazhet publike janë falas

Shpërndaje

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini flet mbi vendimin e miratuar një ditë më parë në këshillin bashkiak për tarifën 700 lekë për plazhet. Mersini thotë se janë 15 mijë metër vijë bregdetare plazh publik që do të jetë falas.

Në këto plazhe sipas Mersinit do të vendosen 350 çadra dhe shezlongë. Mersini thotë se krahas tyre do të ketë edhe plazhe publike pa çadra dhe shezlong ku qytetarët do të mund të vendosin çadrat dhe shezlongët personal.

Për sa i përket tarifës prej 700 lekësh Brunilda Mersini thotë se këto janë plazhe publike që do të menaxhohen me anën edhe të bashkëpunimit me privati. “Plazhet publike që dikur i kanë pasur privatët do të menaxhohen në bashkëpunim me Bashkinë dhe Bashkia do të jetë në bashkëpunim me operatorët turistikë privatë. Por e mira është se ata nuk mund të tarifojnë më shumë se 700 lekë. Shikoni anën pozitive, asnjë nuk do të abuzojë me çmimet”, tha ajo.

Tarifa prej 700 lekësh e plazheve private ka ngjallur shumë diskutime në këshillin bashkiak dhe në qytetin e Vlorës ditët e fundit.