Showbiz

Reperi shqiptar publikon VIDEO me Kejvina Kthellën më pas pendohet dhe e fshinë

Shpërndaje

Kejvina Kthella prej disa ditësh ndodhet në Amerikë së bashku me Taynën.

Vajzat kanë publikuar momente të ndryshme të udhëtimit të tyre që po mundohen ta shijojnë.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar kanë marrë pjesë edhe në një festë të organizuar për 50 Cent, në “Walk of Fame”.

Mirëpo, duket se Tayna dhe Kejvina nuk kanë qenë vetëm në këtë event.

Duket se vajzave i ka bërë shoqëri reperi shqiptar Seven Saraqi, i cili ka publikuar në Instastory edhe një video me Kejvinën.

Ai shfaqet pas velinës, teksa bëjnë një video me filtrat e Instagram-it, siç mund ta shihni në pamjet e ruajtura nga “Lajmi.net”.

Mirëpo, për arsye që nuk dihen, pamjet janë fshirë më pas, ndërsa rrjeti po zien nga aludimet se mes Kejvinës dhe Seven Saraqit mund të ketë diçka më shumë se shoqëri, për shkak të afrimitetit të madh që kanë treguar me njëri-tjetrin në video.