Labi arsyetohet për mjekrrën dhe flokët: I shkurtova veç për sezonë, e pastaj vazhdoj

Shpërndaje

Deputeti i AKR’së dhe këngëtari Labinot Tahiri i është përgjigjur zërave pasi ai shkurtoi mjekrrën dhe flokët këto ditë, veç për klipin e ri muzikor, transmeton Periskopi.Ai sonte në ‘Portal ShoW’ ka shpërthyer ndaj atyre që po merren me mjekrrën e tyre. Madje arsyetohet se veç këtë sezonë vere e ka shkurtuar mjekrrën, e pastaj do të vazhdojë.‘’Ata nuk merren me të tjerët që s’kanë lesh, e me i vesh tirqet. Pasaportat i kam dorëzu me krenari me ju kallxu të rinjve se ka deputetë të përgjegjshëm në këtë vend. Puna e mjekrrës është për gjynah. Paramendo me bë lajm për lesh. Mjekrrën dy muaj sezonë, e heqi, e tani pastaj vazhdoj. Por nuk e kam heqë krejt’, ka thënë Tahiri.

VIDEO