Edhe zyrtarisht, Elon Musk personi më i pasur në botë
Elon Musk sapo është bërë personi më i pasur në botë, me një vlerë neto prej më shumë se 185 miliardë dollarë (136 miliardë funte).
Shefi i Tesla dhe SpaceX kaloi drejtorin ekzekutiv të Amazon Jeff Bezos në listën e personave më të pasur të botës pasi aksionet në kompanitë e tij u rritën, transmeton Telegrafi.
Në vitin e kaluar, pasuria e Musk është rritur me 160 miliardë dollarë (118 miliardë funte) pasi kërkesa për makinat elektrike të Tesla-s është rritur.
Bezos kishte qenë personi më i pasur në planet që nga viti 2017 dhe aktualisht vlen rreth 184 miliardë dollarë (136 miliardë funte).
Vetëm 18 muaj më parë vlera e Tesla pësoi humbje të konsiderueshme, duke shënuar një kthesë të konsiderueshme nga sipërmarrësi 49-vjeçar. Në fillim të vitit 2020 Musk vlente rreth 27 miliardë dollarë dhe ishte vetëm në 50 njerëzit më të pasur.
Por çmimi i aksioneve të Tesla është rritur më shumë se nëntë herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa Amazon mbetet më i qëndrueshëm.
Musk tejkaloi Warren Buffett në korrik, duke u bërë personi i shtatë më i pasur në botë, dhe më pas kaloi Bill Gates për t’u bërë i dyti.
Ai ka fituar më shumë pasuri gjatë vitit të kaluar sesa e gjithë vlera neto e bosit të Microsoft 132 miliard dollarë, raporton CNBC.