Biall Kasami falenderon përkrahësit e nryshimit të madh në Tetovë

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në FB edhe një herë ka falenderuar përkrahësit e ndryshimit të madh në Tetovë.

Postimi i plotë nga Kasami:

Edhe një herë dua të shpreh falenderime pafund për përkrahësit e idesë tonë, përkrahësit e ndryshimit të madh në Tetovë. Me fitoren tonë u rikthye shpresa për një jetë me dinjitet në Tetovën e historisë, dijes, kulturës dhe traditës.

Të vetëdijshëm, se prej sot mua dhe ekipit tim na pret një punë shumë e vështirë dhe e rëndë, por me kapacitetin profesional dhe moral që kemi, pa dyshimin më të vogël ne do tia dalim me sukses. Që nga ky moment do të filloj skanimi i situatës aktuale në Komunën e Tetovës, dhe padyshim menjëherë, duke ndjekur dispozitat ligjore do të angazhojmë specialist nga jasht institucionit për revizion të plotë. Qytetarët dhe institucionet kompetente duhet ta dijnë se si dhe ku janë harxhuar paratë e tyre. Qytetarët e Tetovës duhet ta dijnë saktë sa borxhe ka Komuna e tyre dhe si janë krijuar ato. Transparenca fillon prej këtu, kush ka keqpërdorur mjete financiare publike do të përgjigjet.

Menjëherë do të fillojmë skanimin e punës së ndërmarrjeve publike dhe mbase edhe emërimin e udhëheqësve të ri të këtyre ndërmarrjeve.

Sot dua ta rikonfirmoj zotimin që kam dhënë në fushatë, se pjestarët e administratës komunale të cilët bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, jo vetëm që do të kenë përkrahjen time të plotë, por do të angazhohem për avancimin e tyre në mënyrë që të marin vendin e tyre të meriutar. Të gjithë të tjerët, të cilët asnjëherë nuk janë paraqitur në vendet e punës dhe kanë marrë rroga dhe paushalle në kurriz të qytetarëve ju bëj thirrje që të tërhiqen vetë.

Shpresoj që deri në fillim të javës do të kemi planin aksional një mujor, të cilin do ta bëjmë publik.

Prej nesër unë dhe ekipi do të jemi në terren, atë që u zotuam në fushatë fillojmë ta realizojmë.

Video mesazhi nga Kryetari i ri i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami: