Taravari për nxënësit e Velesit: Mohimi i mësimit në gjuhën amëtare është shovinizëm klasik

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka folur rreth ngjarjes së publikuar sot nga ana e mediave për mosregjistrimin e nxënësve shqiptarë në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit.

Këtë ngjarje Taravari në postimin e tij e cilëson si një shovinizëm klasik

“Në vitin 2023, në një komunë dhe nga disa parti në Maqedoni, pamundësohet mësim në gjuhën amëtare fëmijëve të cilët i takojnë popullatës që është mbi 30% në këtë shtet! Kjo është shovinizëm klasik!” shkruan Taravari.

Vendimin e Këshillit të Komunës së Velesit i cili votoi kundër themelimit të një paraleleje shtesë me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin “Koço Racin” të këtij qyteti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari a ka cilësuar si shovenizëm. “Në vitin 2023, në një komunë dhe nga disa parti në Maqedoni, pamundësohet mësim në gjuhën amëtare fëmijëve të cilët i takojnë popullatës që është mbi 30% në këtë shtet! Kjo është shovinizëm klasik!”, shkruan në rrjetet sociale kryetar i ASH-së, Arben Taravai. Këshilli i Komunës së Velesit në seancën e fundit para fillimit të vitit të ri shkollor, nuk përkrahur dy paralele shtesë në gjimnazin “Koço Racin”, një në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën shqipe, pasi Ministria e Arsimit ka kërkuar që kjo shkollë të ulë kriteret e regjistrimit dhe të pranojë të gjithë ata që kanë aplikuar. Sipas këshilltarëve të shumicës në këtë qytet, MASH-i ka vepruar në mënyrë të paligjshme kur ka dërguar listën e nxënësve që supozohej të pranoheshin dhe në dy regjistrimet e para janë refuzuar, pasi nuk i kanë plotësuar kriteret e regjistrimit. Shumica e këshilltarëve, ndryshe nga Ministria e Arsimit, mendojnë se sipas numrit të nxënësve të regjistruar mund të formohen vetëm tre paralele maqedonase dhe asnjë paralele shqipe. Megjithatë, ligji lejon paralele nën minimumin, ndaj është logjike që shkolla e mesme të ketë katër paralele maqedonase dhe një shqipe. Pas këtij vendimi, ministri i arsimit, Jeton Shaqiri mund të përdorë mjetin e heqjes së kompetencave të kryetarit dhe të marrë vendim për hapjen e dy paraleleve të reja, për të cilat nuk ka nxënës që plotësojnë minimumin ligjor për regjistrim. Ndryshe, bëhet fjalë për 20 nxnënës shqiptarë që mbetën pa u regjistruar në gjuhën amëtare pranë gjimnazit të Velesit.