Shaqiri: Çështja e Velesit u zgjidh, do të vazhdojnë të funksionojnë dy paralelet shqipe

Shpërndaje

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se është zgjidhur problemi me regjistrimin e nxënësve shqiptarë në gjimnazin e Velesit, përcjell TV21. Shaqiri thotë se dy paralelet shqip në këtë gjimnaz do të vazhdojnë të funksionojnë.

“Çështja e Velesit u zgjidh. Mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtorë. Ju njoftoj se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në terren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë. Apeloj deri te të gjithë që kanë zërin e arsyes, të mos keqpërdorin çështjet arsimore për qëllimet e tyre politike. Pse duhet të na pengojë hapja e paraleleve ku do të fitohet dituri?”