Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Nesër nis vaksinimi kundër Covid-19
Më në fund, lajmi i mirë edhe në Shqipëri. Nesër, më 11 janar, do të nisë vaksinimi kundër Covid-19 edhe në vendin tonë. Lajmi është bërë publik nga Kryeministri Edi Rama.
“Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, ka shkruar Rama në Facebook.
Siç ishte lajmëruar edhe më herët nga Kryeministri dhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Grupi i Ekspertëve për Covid-19, vaksinimi në vendin tonë do të niste javët e para të janarit. Të parët që do të vaksinohen janë mjekët dhe infermierët dhe menjëherë pas tyre moshat e treta dhe grupet më të rrezikuara.