Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe: Gati plani për vaksinim

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçce në rrjetin social Facebook theksoi se masat ishin mirë të dimenzionuara dhe dhanë rezultat e duhura. Ai njoftoi se se kanë arritur frigoriferët që u paralajmëruan si donacion për vaksinën Fajzer që duhet të mbahet në -70 gradë celsius. Filipçe njofton se sistemi shëndetësor është plotësisht i përgatitur për vaksinimin.

Muajin e ardhshëm, sipas autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, pritet të arrijnë dozat e para të vaksinave nga kompania “Fajzer” dhe mekanizmi KOVAKS, ndërsa sistemi shëndetësor, siç thonë, është i gatshëm për vaksinim.Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe dje në mbledhje të Qeverisë i prezantoi informatat më të reja për furnizimin e vaksinave kundër KOVID-19 nga prodhuesi Fajzer, për vazhdimin e kontakteve intensive për furnizim dhe dërgesë të kësaj vaksine, përfshirë aspektet e procedurës për furnizim e cila duhet të zbatohet, si dhe për regjistrim të vaksinës në shtet.

Sistemi shëndetësor është tërësisht i përgatitur për vaksinim, ndërsa në shkurt pritet të arrijnë dozat e para nga “Fajzer” dhe mekanizmi “KOVAKS”. Tashmë kanë arritur dy frigoriferë të cilët ishin paralajmëruar si donacion për vaksinën e Fajzerit e cila ruhet në -70 gradë, ndërkaq edhe tre priten gjatë javëve në vijim. Në një frigorifer mund të deponohen 100 mijë doza të vaksinave.

Filipçe paralajmëroi se për kohë të shkurtë do të arrihet marrëveshje me kompaninë Fajzer, prej nga priten 5.850 doza në shkurt, ndërsa nga 17.500 në mars dhe në prill. Sasia e përgjithshme e vaksinës përmes këtij mekanizmi për shtetin tonë është 833.000 doza.

Ndërkaq, rënia e numrit të personave të infektuar me Covid 19 dhe numri i ulët i pacientëve të shtruar nëpër spitale sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe është si rrjedhojë e masave të ndërmara nga ana e institucioneve kompetenete.

“Duhet t’i falënderojmë qytetarët që i respektojnë masat parandaluese. Nuk kishte rritje të numrit për shkak të festave të vitit të ri si pasojë e grupeve. Tani jemi në një periudhë që duhet të shohim dhe vlerësojmë se çfarë do të rekomandojmë më tej. Masat varen nga gjendje epidemiologjike. Spitalet janë boshatisur. Më shumë se 50% e kapaciteteve të spitaleve në gjithë vendin janë bosh”, tha Filipçe.

Gjatë 24 orëve të fundit numi personave të hosipalizuar me covid 19 në spitalet e vendit është 398 pacientë. /KlanMacedonia