Baton Haxhiu: Dëshirë e imja është që LVV me i marrë 80 ulëse
Gazetari dhe analisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu u shprehë se ka dëshirë që LVV të marr 80 ulëse në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës. Ai në “RTV Dukagjini” dha prognozën e tij në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit.
“LDK nuk bien nën 20%, PDK-ja nuk bien nën 22%, VV-ja mund të shkoj në 38%, 40% është maksimumi.”
“Dëshirë e imja është që LVV me i marrë 80 deputetë. Është koha e fundit që LVV të mos viktimizohet dhe të mos deklarohet që ne nuk po na lënë të punojmë për shtetin dhe drejt për shtetin. Është momenti më i duhur për Kosovën që mos me mbet në status quo. Nëse doni Kosovën me lënë në status quo, atëherë pamundësojani VV-së me marr presidentin edhe qeverisjen”, u shprehë ai.
Haxhiu ka thënë se synimi i Vetëvendosjes është të depërtojë në Shqipëri.
“Vetëvendosje Kosovën e kanë sundua. LDK-në e kanë shkatërrua. Projektimi i tyre është Shqipëria. Me 14 shkurt mbaron bëtaja me Kosovën. Këta e kanë mat mirë se biologjia e një lideri politik si Edi Rama po shkon dhe nuk ka më lider tjetër në Shqipëri prandaj LVV po trason atë rrugë”, tha Haxhiu.
Analisti thotë se megjithatë LVV ka ndihmuar demokracinë në Kosovë.
Ai thotë se një pjesë e mirë e njerëzve të LVV nuk kanë histori korruptive.
Haxhiu thotë se është gjë e mirë që Vetëvendosje e unifikoi politikën e Kosovës dhe Shqipërisë pasi deri më tani në Shqipëri nuk ka pasur interesim për politikën në Kosovë.