LSDM nuk respekton gjuhën shqipe! Fletë anëtarësimet për shqiptarët vetëm në maqedonisht
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka nisur ripërtëritjen e anëtarësisë së saj. Këtë tash më e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Zoran Zaev por edhe të gjithë funksionarët e kësaj strukture
Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi në faqen e saj në facebook u ka bërë ftesë qytetarëve shqiptarë që të azhurnojnë anëtarësimet e tyre n LSDM pasi që sipas saj kjo është partia politike që përfaqëson më së miri ata.
Halimi përveç shumë gabimeve gjuhësore në shqip, nuk e ka parë të arsyeshme që shefit të saj Zaevit t’i kërkojë që fletë-anëtarësimet të jenë edhe në gjuhën Shqipe.
Kryetarja e Haraçinës, Milikije Halimi edhe emrin e saj në fletën ku ka azhurnuar anëtarësimin në LSDM e ka shkruar vetëm në maqedonisht.
Ky është postimi i plotë i Milikije Halimit:
“Sot e azhurova anetaresimin tim ne LSDM. I bej thirrje te gjithe anetareve dhe simpatizuesve tane, te bejne te njejten gje ne shtabet me te aferta te partise sone.
LSDM do te fitoje! LSDM ripertrihet per t’ju sherbyer me mire banoreve tane!”