Eco Guerilla: Ky eskavator shkaktoi shembjen e dheut në Banjë të Tetovës (Video)

Shpërndaje

Organizata joqeveritare “Eco Guerilla” ka publikuar një video ku shihet një eskavator duke hedhur dheun nga lart, e që duket se është shkaktari për shembjen e dheut në rrugën e banjës në Tetovë, raporton Tv SHENJA.

“Ne, duke pritur arsyetimin e radhës nga Komuna e Tetovës për “fatkeqësi natyrore” ose tërmet që ka ndodhur në rrugën e Banjës, tash na shfaqet videoja që shembja e dheut është shkaktuar nga punimet e bagerit. Në rrugë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për mbrojtje, ka mundur të ketë edhe viktima. A e ka ndërmend Prokuroria t’a hetojë dikend në Tetovë apo do flej gjumë?”, theksohet në reagimin e “Eco Guerillës”.