Rajoni

Denoncimi i politikanit serb: Ka vjedhje masive të votave në veri nga Lista Serbe

Shpërndaje

Deputeti dhe ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka akuzuar Listën Serbe për vjedhje masive të votave në veri të Kosovës.

Sipas tij, vjedhje të votave ka në vazhdimësi në komuant veriore.

“Çdo herë, veçanërisht në veri, kemi vjedhje masive të votave. Ky është procesi i katërt dhe vjedhje ka pasë dhe kjo nuk ndalet”, tha fillimisht Rashiq.

Sipas tij, vjedhjen e votave Lista Serbe nuk e bën vetë por me ndihëmn e aleatëve, që sipas tij janë nga partitë politike kosovare.

“Kur ka qenë OSBE-ja atje duke monitoruar, ka pasur diplomatë që më kanë thanë se e kanë parë personalisht një person duke votuar 3-4 herë. Lista Serbe nuk e bën vetë. Ata kanë aleatë brenda institucioneve qendrore. Lista Serbe i ka aleatë të gjithë partitë politike, përveç Vetëvendosjes”, tha ai.