Me marrjen në pyetje të ekspertit vazhdoi gjykimi për “Target – Fortesa”
Me marrjen në pyetje të ekspertit i cili e ka përgatitur ekspertizën, me të cilën sipas prokurorisë hidhet poshtë teoria se palët e treta në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar në territorin e Shkupit vazhdon gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve “Target – Fortesa”.
Gjykata, në fillim nuk e pranoi ankimimin e mbrojtjes, duke thënë se palët në një debat paraprak kanë dhënë pëlqim kjo dëshmi të zbatohet, pasi do të merret në pyetje personi ekspert.
“Vlerësojmë se në këtë mënyrë nuk shkelet parimi i barazisë ndaj mjeteve ligjore, duke e pasur parasysh se këshilli deri më tani nuk u ka dhënë mundësi të barabartë të dyja palëve dhe vlerësojmë se kjo dëshmi duhet të zbatohet, me qëllim që të përcaktohet e vërteta e përcaktimit të gjendjes faktike”, deklaroi gjykata.
Mbrojtja kërkoi nga gjykata të mos e pranojë ekspertizën e PSP-së në raportin e kompanisë izraelite, të dorëzuar në procedurë shtesë dhe ta refuzojë si të pabazë dhe të siguruar në mënyrë të paligjshme.
Prokurori publik, Trajçe Pelivanov, tha se kuptohet kundërshtimi i mbrojtjes, duke e pasur se po hidhet poshtë teoria e tyre se persona të tretë në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar në territorin e Shkupit.
“Nuk shoh pengesa ligjore që kjo dëshmi të nxirret edhe në këtë procedurë edhe pse është krijuar me urdhrin e prokurorit publik në një procedurë tjetër. Propozoj gjykata të mos e pranojë kërkesën e mbrojtjes”, tha Pelivanov.
Procesin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Lençe Risteska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.
Sipas aktpadisë, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhë nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilat nuk janë dhënë urdhra gjyqësorë.
Komunikimi është ndjekur para se të jepen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së urdhrave gjyqësore të 1.541 ose gjithsej 5.827 numrave të telefonit, Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.