Omer Bajrami jep lajmin e mirë: Sot baba është kthyer në shtëpi…
Falenderimi i takon Allahut për çdo gjë!
Sot baba është kthyer në shtëpi, me shëndet të përmirësuar.
Në emër të familjes, ju falenderojmë të gjithëve (mjekë, hoxhallarë, xhematlinj, dashamirë, familjar, etj.) për kujdesin dhe interesimin e vazhdueshëm.
Ju bëjmë me dije se me urdhër të mjekut, baba nuk mund të takohet me njerëz, përderisa do të vazhdojë ende me terapi në shtëpi, për një kohë të caktuar.
Gjithashtu, në të njëjtën kohë, telefonatat me zë, mund të jenë në dëm të shëndetit të tij.
Për rikthyerjen e tij në xhami dhe në ligjeratë, do të ju njoftojmë me kohë inshaAllah.
Allahu ju shpërbleftë të gjithëve.
Hoxhë Omer Bajrami