Rasti i Almirit të vogël: A po ndikon pushteti aktual drejtpërdrejtë në drejtësi?!

Shpërndaje

Detaje të reja për ndikim të mundahëm të drejtëpërdrejtë pushtetit aktual mbi prokurorinë dhe gjyqësorin kanë dalur në shesh, shkruan Fakte. Gazetari nga Kumanova, Adrian Kerimi, ka vazhduar me publikimin e fotografive kompromituese, të cilat tregojnë lidhjet e afërta të vrasësit monstër të Almirit të vogël me struktura të larta shtetërore.

Pas publikimit të fotografive në të cilat babai i Boban Iliqit shihej në shtabet partiake të LSDM-së në shoqëri të kreut të komunës dhe të krerëve lokal policor, së fundmi është publikuar edhe një fotografi e tij duke shtrënguar duart me ministrin aktual të policisë, Oliver Spasovski.

”Të falemnderit për gjithçka; – Mos u merakos!” është teksti i cili i është bashkangjitur kësaj fotografie.

Rasti i vrasjes makabre të Almirit të vogël tronditi opinionin, pasi vepra penale e vrasjes u rikualifikua në “alsodent rrugor”, pas çka vrasësi u la i lirë. Iliq në dalje nga gjykata u tregoi gishtin e mesëm familjarëve të Almirit, puthi veturën me të cilën kishte kryer vrasjen, ndërsa kërcënoi gazetarin shqiptar sapo doli nga burgu. Ndërhyrja e politikës në sitemin e drejtësisë ka qenë problemi kryesor i Maqedonisë në të kaluarën, ndërsa dita ditës po dëshmohet se kjo dukuri po vazhdon në dëm të shqiptarëve edhe me ardhjen e LSDM-së në pushtet.