MaqedoniTop Lajme

Vajza e Naser Ziberit u bë notere pak para se i ati të emërohet Avokat i Popullit

Shpërndaje

Vajza e Naser Zyberit, Sihara Zyberi Shabani është zgjedhur notere në Shkup, pak para se i ati i saj të emërohet në postin e Avokatit të Popullit, rrespektivisht derisa në Kuvend ka rrjedhur procedura për zgjedhjen e Avokatit të popullit, ndërsa në opinion madje që atëherë përflitej emri i Zyberit si kandidat i ardhshëm për postin e Ombudsmanit, shkruan Fokus.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë konfirmuan se vajza e Ziberit ka aplikiuar në konkursin për përzgjedhjen e noterëve, i cili ka qenë i shpallur në dhjetor.

Zyberi në një prononcim për Fokus nuk ka dhënë treguar nëse me zyrën e tij tani do të drejtoj vajza e tij por shkurt është përgjigjur se zyra e tij noteriale me kërkesë të tij është mbyllur me 31 janar, ndërsa tjetër noter i zgjedhur sipas Ligjit për noteri kushdo që është ka të drejtë të kryej shërbime noteriale edhe atë në cilën do pjesë të qytetit, transmeton Zyrtare.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Naser Zyberi ishte kandidat për kryeministër nga rradhët e BDI-së por vetëm pak javë më parë në Kuvend me 61 vota të mazhorancës ai u zgjodh Avokat i Popullit. Opozita shqiptare reagoi duke akuzuar BDI-në se idenë për Kryeministër shqiptar e ka pasur mashtrim./