Isa Mustafa pranon humbjen: Do të bëjmë ndryshime
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se kjo parti në ditët që do vijnë do bëjë një analizë të thellë. Ai thotë se kjo parti respekton rezultatin dhe se do bëjë ndryshimet e nevojshme që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian.
Postimi i tij i plotë:
Miq të nderuar.
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.
IM