Rajoni

Donika Gërvalla: Fitorja e VV-së erdhi nga pakënaqësia me politikën e vjetër të krimit e korrupsionit

Shpërndaje

Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese.Ajo ka thënë se elementi kryesor që e solli këtë rezultat është pakënaqësia e qytetarëve me politikën e vjetër.“Mendoj se pati disa elemente që çuan në këtë rezultat të pabesueshëm për një listë të përbashkët të VV-së dhe Vjosa Osmanit sepse ne nuk jemi mësuar që të shohim rezultate të tilla ku një koalicion i afrohet gjysmës së votave e cila edhe mund të kalohet me votat e mërgatës”.

“Nuk duhet të harrojmë se prej nga erdhi ky rezultati sepse ka pasur një pakënaqësi të jashtëzakonshme me politikën e vjetër që kanë instaluar krimin, korrupsionin dhe nepotizmin në shkallë të lartë”.

“Pakënaqësia e qytetarëve ka qenë elementi kryesor që ka çuar në këtë rezultat. Mos të harrojmë se pati edhe një dritare të shkurtër 52 ditore ku qytetari e pa se nuk qenka iluzion se ky vend mund të qeveriset drejtë”, thotë ajo në Klan.Ajo ka treguar se ka vendosur të largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në vitin 2018, pasi e ka kuptuar se ka dështuar që të bëjë reforma brenda partisë.

“Është e vërtetë se kam qenë 27 vjet në LDK, jam përpjekur me shumë të tjerë që ta reformojmë së paku strukturën tonë të brendshme dhe e kam pranuar se kemi dështuar dhe jam larguar në vitin 2018”.“LDK nuk çalonte vetëm në kokë tek Isa Mustafa, por edhe në strukturë sepse strukturat kanë qenë të mbushura me njerëz që kanë pasur interesin privat para interesit qytetar”.