E harruan pandeminë, qytetarët po i gëzohen Ditës së Pavarësisë
Kosova shënon sot 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përkundër pandemisë, kjo ditë mblodhi shumë qytetarët në sheshet e Prishtinës. Flamuri i Kosovës, kaltër dhe verdhë, i shoqëruar me atë kombëtar u panë në duart e shumë qytetarëve.
Këta të fundit i harruan masat kundër pandemisë. Në tri sheshet kryesore të kryeqytetit “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”, qytetarë të shumtë kishin marrë vallen nën shoqërimin e daulleve. Atmosfera dukej e ngrohtë dhe flamujt po shkëlqenin në motin e ftohtë që po mbretëron këtë të mërkurë./KP